Analizë: Ja për çfarë i përdorin rrjetet sociale kryetarët e komunave

Tetëdhjetë nga gjithsej 81 kryetar komunash shfrytëzojnë rrjetin social Facebook në punën e tyre, tregon analiza e bërë nga grupi i specialistëve për media sociale, gjatë periudhës 04 dhe 15 dhjetor 2017, transmeton Meta.mk.

I dyti në listën e mediave sociale ‘favorite’ që përdorin kryetarët e komunave është Instagrami. Analiza tregon se 21 kryetarë përdorin “Instagram” dhe nga 81 kryetarët vetëm pesë përdorin “Twitter”in.

Megjithatë, specialisti për media të reja dhe marrëdhënie me publikun, Bojan Kordallov, thotë se shumica e kryetarëve edhe nëse përdorin rrjetet sociale përdorin për promovimin e tyre dhe të punës së tyre dhe jo për të komunikuar me qytetarët.

Vetëm tre kryetarë në të njejtën kohë përdorin tre rrjetet sociale të lartpërmendura në punën e tyre, kurse vetëm një kryetar, ai i komunës Rankovce, Ivica Toshevski, nuk përdor asnjë rrjet social, tregojnë analizat.

Kryetarët më shumë janë aktiv në “Facebook”, gjithashtu edhe deputetët dhe ministrat. Një analizë e këtillë në mars të këtij viti zbuloi se 110 nga gjithsej 120 deputet shfrytëzojnë “Facebook”-un.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button