MMJPH: Institucionet të jenë të gatshme për masa urgjente në rast të ndotjes së ajrit mbi të lejuarën

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u bën thirrje institucioneve të jenë të përgatitura në rast të tejkalimit të pragut të vlerave të lejuara të PM grimcave në ajër, edhe pse, theksojnë, sipas informatës së Drejtorisë për punë hidrometeorologjike parashikimi i motit këto ditë do të jetë i volitshëm.

Siç qëndron në kumtesën e Minsitrisë, kërkohet që njësitë e vetëqeverisjes lokale të jenë të përgatitura për uljen e çmimit të biletës së transportit urban apo për sigurim të biletës pa pagesë, që do të ishte nxitje për qytetarët për shfrytëzim të transportit publik urban, si dhe të intensifikohet pastrimi ditor i rrugëve dhe sipërfaqeve të këmbësorëve si dhe të rriten kontrollet inspektuese në ndërtimitari dhe serviset që punojnë me ndryshim të vajrave.

Minsitria i përkujton kompanitë ndërtimore se kanë obligim të përdorin ujë për uljen e pluhurit gjatë aktivitetit ndërtimore (spërkatje, larje të gomave para daljes nga ndërtimtaritë etj.), dhe obligim që makinat e ndërtimtarisë (bagerët, buldozerët) t’i dërgojnë në ndërtimtari deri në orën 7:30 të mëngjesit.

Në rast të tejkalimit të pragut, të kufizohen lëvizjet dhe aktivitetet në ambiente të hapura për popullatën më të ndjeshme (fëmijët, të moshuar, të sëmurë kronik ), por edhe për personat të cilët angazhimin profesionist e kryejnë në ambiente të hapura në zonat e ndotura të qytetit.

Njëkohësisht, Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor në pajtim me kompetencat e veta t’i intensifikojë mbikëqyrjet inspektuese ndaj respektimit të dispozitave ligjore dhe nëse konstaton parregullsi gjaët punës nga kompetenca e tyre të ndërmarrë masa adekuate.

Nga MMJPH theksojnë se rregullisht dhe në bazë ditore i ndjekin gjendjet të cilat ndikojnë në cilësinë e ajrit dhe shëndetit të qytetarëve.

Në suaza të ndjekjes së gjendjes dhe ndërmarrjes së masave urgjente kundër ndotjes, në ditët në vijim, takime intensive të punës do të mbajnë grupi inter-resor për mjedis jetësor pranë Minsitrisë së M;jedisit Jetësor djhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Grupi intervenues i aksionit i prëbërë nga përfaqësues të kabinetit të kryemministrit, Minsitria dhe Qyteti i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button