Vardari në çerekfinale takohet me Shkëndijën (FOTO)

Skuadra e Vardarit ka arritur të eliminojë Shkupin në kuadër 1/8-tës së Kupës së Maqedonisë me rezultat të përgjithshëm 3:1 (1:1).
Edhe pse Shkupi në këtë ndeshje ishte nikoqire dhe me mbështetjen e madhe të tifozëve të tyre “Shvercerat” nuk arrit që të shfrytëzojë epërsinë nga ndeshja e parë pas barazimit 1:1.

DSC_0649

Pjesa e parë përfundoi me barazim pa gola, ndërsa dy ekipet kishin nga disa gjysmë raste, duke mos arritur që ti konkretizojnë.
Shkupi në pjesën e dytë luajti mirë dhe kishe raste të mira, por Vardari në dy momente theu mbrojtjen e çeliktë. Fillimisht shënoi në minutën 64-të, kur Nikollov me kokë mposhti portierin Zendeli, ndërsa në minutën e 82-të, Maksimov vulosi fitoren e Vardarit.

DSC_0611

Tani më është mësuar edhe dueli çerekfinale, ku Vardari për kundërshtarë do të ketë ekipin e Shkëndijës. /Portalb.mk/

DSC_0589

DSC_0650

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button