Është zbuluar polici i cili e fotografoi Mitko Çavkovin në burg

Ministria e Brendshme konfirmoi se në rrjedhë është procedura disiplinore kundër një polici që fotografoi të paraburgosurin ish-drejtorin e Byrosë së Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme, dhe të dyshuar për organizimin e dhunës parlamentare më 27 prill në burgun e Shutkës, Mitko Çavkov,  transmeton Portalb.mk.

Fotografia e Çavkovit nga burgu i Shutkës u publikua dy ditë pas arrestimit të tij derisa ai ecte vetëm në oborrin e burgut hetues. Procedura zbuloi se fotografia u bë nga një oficer i policisë, e jo nga një i punësuar në shërbimin e rojes së burgut, siç u diskutua më parë.

Polici ishte pjesë e sigurisë shtesë në burgn e Shutkës, i cili ka qenë atje për një kohë të gjatë për shkak të numrit të madh të të dënuarve në rastin “Lagja e Trimave”.

Polici nuk u është dënuar derisa procedura vazhdon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button