Vetëvendosje shpalli zgjedhjet e brendshme – në mungesë të kryetarit

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm, njofton Klan Kosova.

Për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme nuk ka pasur asnjë votë kundër.

Në këtë mbledhje ka munguar kryetari aktual i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Ai në llogarinë  e tij në Facebook u ka uruar punë të mbarë aktivistëve, por ka shtuar se nuk është i pajtimit që të mbahet kjo mbledhje.

Sipas tij është e ngutshme dhe e panevojshme të mbahet në këtë kohë.

Pos, Ymerit në këtë mbledhje mungojnë edhe disa figura të tjera të rëndësishme të kësaj partie, siç është njeriu i tretë më i votuar i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj dhe gruaja më e votuar në parti, Aida Dërguti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button