U ekzekutua me tre plumba para varrezave në Shkodër, cili ishte mesazhi i autorëve?

Ndërsa kanë dalë edhe informacionet e para dhe pamjet nga vendi i ngjarjes së ekzekutimit të 32 vjeçarit nga Shkodra të vrarë me armë zjarri në automjetin e tij, mbeten ende mister shkaqet, transmeton Noa.al.

Paraditen e sotme 32 vjeçari i identifikuar si Angjelin Shkami u gjet i vrarë me tre plumba në një makinë “Benz” shumë pak metra larg varrezave në qytetin e Shkodrës.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë pikasur trupin e pajetë të viktimës dhe kanë lajmëruar policinë.

Makina brenda të cilit ndodhej trupi i pajetë i të riut ishte shumë pranë rrugës, në një zonë me lëvizje dhe e rrethuar nga shitës ambulantë që shesin edhe lule për në varreza.

Nuk dihet nëse këta shitës kanë parë autorët apo kanë vënë re diçka të dyshimtë, por mbetet mister arsyeja e vrasjes shumë pranë varrezave apo nëse autori me këtë vend ekzekutimi ka dashur të përcjellë një mesazh.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistole. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga  D.V.P. Shkodër për kapjen e autorëve, janë edhe grupe të FNSh-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button