Shilegov: Ende nuk kemi vendime përfundimtare për “Shkupi 2014”

Jemi në pritje të raporteve të shërbimeve, dhe ngadalë jemi duke krijuar kushtet që të mund të kemi vendime përfundimtare lidhur me projektin “Shkupi 2014”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, në intervistë për Radio Evropa e Lirë.

“Pjesë e përmendoreve nuk janë nën Qytetin e Shkupi, në këtë projekt janë të përfshirë edhe Komuna Qendër dhe Ministria e Kulturës. Të ndërtohet ura e rrotës panoramike, pa rrotën panoramike do të kushtojë rreth 4,5 milion euro. Mungojnë mjete që kjo të ndërtohet, dhe do të fitonit një urë ultra të shtrenjtë për këmbësorë. Të pastrohet korita e lumit Vardar nga ura dhe disa shatërvan të cilat tani më një kohë nuk punojnë dhe të përmirësohet shtrati i lumit po ashtu kushton 4,5 milion euro. Kështu që këto janë dilemat që unë si kryetar dhe personat që janë këtu ballafaqohemi, dhe për ne, përsëris që prioritet është siguria në përputhje më këtë siguri në do të marrim vendimet për këtë projekt”, tha Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button