Stallone dhe Lundgren me një pozë kujtojnë meçin ikonik të zhvilluar para 32 vitesh ndërmjet Rocky Balboas dhe Ivan Dragos (Foto/Video)

Rocky Balboa zhvilloi meçin e fuqishëm përballë Ivan Dragos për t’u hakmarrë për vdekjen e mikut të tij, Apollo Creed, në filmin “Rocky IV”.

Ndërsa 32 vjet pas duelit ikonik në Bashkimin Sovjetik, Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren janë takuar për një fotografi miqësore, transmeton Telegrafi.

Përveç që i kanë rikujtuar kohët e vjetra, dy yjet e filmave aksion do të bashkëpunojnë sërish në vazhdimin e dytë të filmit “Creed”.

“Duke xhiruar një reklamë me Dolphin sot… Po përgatitem të punoj me njeriun e madh në ‘Creed 2′”, ka shkruar Stallone në përshkrim.

Stallone ka qenë dy herë i nominuar për Oscar për portretizimin e boksierit nga Philadelphia, ndërsa filmat për Rockyn e kanë bërë atë të famshëm.

 

Ndërkohë që Dolph është veçuar gjithmonë për fizikun e tij në rolet në të cilat ka luajtur.

Stallone dhe Lundgren e kanë ruajtur miqësinë që prej bashkëpunimit të tyre të parë, ndërsa ata kanë luajtur bashkë në hit-trilogjinë “The Expendables”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button