“Novosti”: Filloi lufta për 10 milionë dokumente nga Tribunali i Hagës

Serbia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina po tentojnë të vijnë deri te numri më i madh i dokumenteve dhe dëshmive të cilat janë në Tribunalin e Hagës, i cili pas 24 viteve punë së shpejti do të mbyllet, kumtoi sot gazeta serbe “Novosti”.

Gazeta thekson se bëhet fjalë për dokumente të cilat përmbajnë fshehtësi shtetërore, dëshmi të dëshmitarëve publik dhe të mbrojtur, raporte për sëmundje dhe vdekje, aktvendime, vendime dhe dokumente të tjera. Sipas disa vlerësimeve, në Hagë ka rreth 10 milionë faqe dokumente për luftën në ish-Jugosllavi, si dhe rreth 1.300 artefakte përkatësisht plumba, armë, veshje dhe lëndë të tjera. Edhe Serbia, Kroacia dhe BeH vlerësojnë se kjo u tkaon atyre.

“Novosti” thekson se Serbia pret t’i kthehet i tërë dokumentacioni i dorëzuar Tribunalit, dhe i njejti të vendoset në Bibliotekën popullore apo Kuvendin e Serbisë.

BNeH paraprakisht kërkoi t’i kthehen mbi 400.000 dokumente nga proceset gjyqësore, mes të cilave edhe pothuajse 100.000 lëndë dëshmuese.

Në Kroaci është paraparë të formohet qendër informuese, ku do të vendosen dokumentet nga Tribunali.

Tribunali i Hagës ndëpret punës më 31 dhjetor, ndërsa ceremonia zyrtare e mbylljes është paraparë për më 19 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button