City i papërmbajtshëm, “shpartallon” Tottenhamin

Ky i këtij sezoni është një Manchester City rekordesh. Citiziens prekën plotësisht me njërën dorë titullin kampion në Premier League pasi kaluan lehtësisht edhe pengesën e fundit nga ashtuquajturat “Big Six”, transmeton Supersport.al.

Skuadra Pep Guardiolës me një futboll fantastik dhe për t’u patur zili nga të gjithë shpartalloi në Etihad Stadium 4-1 Tottenhamin në supersfidën e javës së 18-të në Premier League duke e çuar në plot 16 numrin e fitoreve radhazi. 52 pikë, 56 gola të realizuar dhe vetëm 12 të pësuar, statistikat e City-it flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për koment.

Një fazë e parë perfekte për skuadrën e Guardiolës që ka mposhtur me rradhë Liverpoolin, Chelsean, Arsenalin, Manchester United dhe sëfundmi Tottenhamin e Pochettinos. Në pritje të sfidës së United që luan këtë të dielë, Manchester City tashmë ka 14 pikë avantazh ndaj vendit të dytë. Fillimisht ishte mesfushori turko-gjerman Gundogan ai që theu rezistencën e Tottenhamit me një goditje të saktë me kokë pas 14 minutash lojë.

Në pjesën e dytë City shënoi edhe 3 herë të tjera me De Bruynen dhe Sterling që realizoi dy herë, ndërsa braziliani Gabriel Jesus i ardhur në fushë nga stoli humbi një 11-metërsh pasi u ndal nga shtylla. Golin e nderit për miqtë nga Londra e realizoi në fund danezi Christian Eriksen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP