Gjenden të vdekur miliarderi kanadez dhe gruaja e tij
Një miliarder kanadez dhe gruaja e tij janë gjetur të vdekur në podrumin e shtëpisë së tyre në Toronto.
Policia kanadeze i ka përshkruar rrethanat e vdekjes si “të dyshmita”, shkruan “BBC”, transmeton portali Arbresh.info
Trupat e viktimave janë gjetur në bodrum nga një agjent i pasurive të patundshme.
Barry Sherman ishte themelues edhe kryetar i gjigandit farmaceutik Apotex dhe në Kanada shquhej si filantrop i shquar.
Ngushëllime për viktimat ka shprehur edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau.