Anulohet fluturimi, sqarohen nga Aeroporti i Prishtinës

Tash e disa orë shumë udhëtarë që do të duhej të fluturonin për në Gjermani kanë mbetur në duke pritur në aeroportin “Adem Jashari”. Mësohet se shkak i vonesës janë disa probleme teknike të aeroplanit.

Valentina Gara, zyrtare për informim në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka treguar se vonesa e fluturimit për në Gjermani ka ndodhur për shkaqe teknike të avionit.

“ Po, mund të konfirmoj se kjo vonesë ka ndodhur. Por, kjo nuk është bërë për shkak të Aeroportit “Adem Jashari”, por për shkak se avioni që është dashur të fluturoj ka pasur disa probleme teknike”, ka thënë ajo.

Gara ka treguar se është duke u punuar në evitimin e këtyre problemeve dhe sipas saj po sa të përfundoj çdo gjë, do të kryhet edhe ky fluturim.

Por, ajo ka treguar se pasagjerët për informata konkrete duhet t’i drejtohen kompanisë “Reisebüro PRISHTINA”.

Fluturimi i për në Gjermani ishte paraparë të bëhet në 12:20 minuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button