Një lugë e këtij lëngu mund të mbushë një pishinë olimpike!

Bota kuantike është e jashtëzakonshme. Mund të ndodhë më e çuditshmja, që macet të jenë gjallë dhe ngordhur në të njëjtën kohë, që gjërat të duken e zhduken me vullnet ose të udhëtojnë para dhe prapa në kohë. Kjo botë shumë e vogël, ka rregullat e saj, ligje që shpesh herë kundërshtojnë atë që ndodh në botën që njohim, atë që të gjithë e prekim me dorë, mikroskopin. Një grup shkencëtarësh nga insituti i shkencave të fotoneve (ICFO) në Barcelonë tregoi ekzistencën e ekstravagancës kuantike, një fazë e re dhe çuditshme e materies që e kanë fotografuar dhe regjistruar në një video.

Bëhet fjalë për një likid 100 milion herë më i holluar se uji dhe një milion herë më pak dens se ajri. “Jemi mjaft kuriozë. Nëse ju thonë që diçka është e çuditshme, mund ta shihni, – u shpreh Leticia Tarruell, profesoreshë e ICFO-s. Ekzistenca e këtij lëngu në temperatura shumë të ulta ishte propozuar nga Dimitry Petrov, fizikant teorik rus, para disa vitesh. Duke ndjekur recetën e tij, kërkuesit ftohën një gas të atomeve të kaliumit në temperaturën -273,15º C, shumë afër zeros absolute. Në këtë temperaturë atomet sillen si valë dhe ndjekin rregullat e mekanikës kuantike edhe pse ruajnë cilësitë e një gazi: shtrihen në mungesë të një ene. E kundërta kur këto gaze përzihen dhe tërhiqen, atomet formojnë pika të lëngshme.

Sipas kërkuesve këto pika janë shumë të ngjashme me ato të ujit, kanë formë dhe përmasa, pavarsisht se në cilën ene i futin, por janë shumë të ftohta dhe kanë cilësi kuantike. Lëngu sillet si i tillë, merr formën e enës dhe volumi i tij nuk ndryshon ndryshe nga gazi që shtrihet dhe kap gjithë hapsirën, – shpjegon profesoresha.

Në të njëjtën kohë dhe këtu ndodh e çuditshmja është shumë i hollueshëm, atomet janë shumë të ndarë nga njëri-tjetri, aq sa një sasi prej një luge supe mund të mbushë një pishinë olimpike, – thotë ajo. Zbulimi mund të shërbejë në të ardhmen për të bërë matje më të sakta të gravitetit ose shpejtësisë, tani është shpejt për këtë përdorim thonë kërkuesit. Gjithashtu mund të përdoret për të kuptuar më mirë disa cilësi të sistemeve të tjera si yjet e neutroneve ose materialeve komplekse. / Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button