Ngjarjet që kanë ndodhur ndaj muslimanëve Rohingya janë frikësuese

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, i ka cilësuar “frikësuese” ngjarjet e ndodhura ndaj muslimanëve Rohingya në Mianmar, por është distancuar që t’i konsiderojë gjenocid, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një takim me gazetarët në Pentagon, Mattis ka folur në lidhje me tensionet e përjetuara me Rusinë dhe Korenë e Veriut, si dhe për situatën në Manmar dhe Siri.

Në lidhje me arrestimin e gazetarit të agjencisë së lajmeve Reuters në Mianmar, Mattis ka theksuar se është shqetësuese që ushtria e Mianmarit nuk respekton të drejtat e njeriut, duke shtuar se “çështja e të drejtave të njeriut tek ushtritë është një gjë kulturore; duhet të punoni për këtë dhe të tregoni respekt”.

Duke bërë të ditur se sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, udhëheq përpjekjet e SHBA-ve kundër spastrimit etnik ndaj muslimanëve Rohingya, Mattis tha se, “Janë frikësuese ngjarjet që kanë ndodhur ndaj mulsimanëve Rohingya”.

Pyetjes nëse i vlerëson apo jo gjenocid ngjarjet në fjalë, Mattis i është përgjigjur se u përmbahet vlerësimeve të bëra nga sekretari Tillerson. Duke u distancuar të përdorë shprehjen gjenocid, Tillerson ishte shprehur se janë spastrim etnik ngjarjet e kryera ndaj muslimanëve Rohingya nga ushtria e Mianmarit.

“Mos besoni ato që thuhen se DEASH ka përfunduar”. “DEASH nuk ka përfunduar dhe se lufta ndaj tij vazhdon”, i është përgjigjur Mattis pyetjes së gazetarit të AA-së.

Më tej Mattis ka shtuar se, “DEASH tani po shpërndahet. Por lufta ende nuk ka përfunduar. Mos u besoni atyre që thonë se lufta ka përfunduar. Vazhdojmë të luftojmë kundër tyre dhe ata largohen se nuk mund të qëndrojnë përballë aleancës sonë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button