Djali më i madh i ish-kryeminsitrit turk është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij

Javuz Jillmaz (38), djali më i madh i ish-kryeministrit turk, Mesut Jillmaz, është gjetir i vdekur në shtëpinë e tij në lagjen e Stambollit, Bejkoz.

Trupin e Jillmaz e gjetën truproja e tij dhe shoferi. Ai ishte shtrirë në krevat dhe ishte qëlluar në pjesën e kokës.

Sipas trupit hetues, plumbi ishte gjuajtur nga ana e djathtë e kokës në linjpë të drejtë.
Sipas informatave fillestare, supozohet se ai është vetëvrarë.

Hetimi për rastin është në rrjedhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button