Hynë në fuqi masat urgjente kundër ndotjes së ajrit

Nga dje hyrën në fuqi masat urgjente kundër ndotjes së ajrit të cilat dalin nga vendimi nga seanca e 40-të e Qeverisë dhe nga dispozita për ulje të vlerave kufitare për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse, miratuar në seancën e 42-të, ndërsa shqyrtohet mundësia për furnizim intervent të pajisjes për mbrojtje personale nga ajri i ndotur, masa me filtra për pastrim, si dhe të pastruesve të ajrit për shkollat, qendrat shëndetësore dhe kopshtet, njoftoi zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, transmeton MIA.

Миле Бошњаковски

Me masat urgjente rekomandohet që të lirohen nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat më të moshuar se 60 vjet, personat me astmë kronike, personat me infarkt të pësuar ose goditje në tru pa dallim të moshës. Të riorganizohet orari i punës për ata të cilët punojnë në ambient të hapur prej ora 11:00 deri në orën 17:00, ndalesë për mbajtje të ndeshjeve dhe manifestimeve tjera në ambient të hapur dhe sigurim i kushteve për aktivitet të rritur të ndihmës së shpejtë, ndihmë shtëpiake dhe shërbim i patronazhit.

загадување

Komunat obligohen ta zvogëlojnë çmimin e kartës së transportit urban në periudhën e kushteve jo të volitshme klimatike që do të ishte nxitje e qytetarëve për të shfrytëzuar transportin publik, që të mundësojnë transport falas publik, frekuencë të rritur të autobusëve të NTP-së, në ditë t’i pastrojnë rrugët dhe sipërfaqet e këmbësorëve, t’i rrisin kontrollet e inspektimeve në vendet e ndërtimit, përdoruesit e mbeturinave të naftës dhe serviset që punojnë në ndërrimin e vajrave, autoshkollat t’i realizojnë trajnimet në periudhën nga ora 9:30 deri në orën 14:30 dhe pas orës 18:00, si dhe furnizime të mallrave në zona të ndaluara të kryhet deri në orën 7:30.

Kompanive ndërtimore iu imponohet të shfrytëzojnë ujë për uljen e pluhurit, gjegjësisht spërkatje, larje e gomave të kamionëve para vendeve të ndërtimit, ndërsa makinat ndërtimore t’i bartin deri te vendi i ndërtimit deri në orën 7:30 të mëngjejsit.

Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor të kryejë kufizim të emisioneve nga B-lejet e integruara dhe kapacitetet më të vogla ekonomike dhe të kryejnë kontroll të shpeshtë të instalimeve të cilat posedojnë A-leje të integruar.

загадување   .jpg

Ministria e Punëve të Brendshme ta aktivizojë dhe ta zbatojë vendimin dhe kontrollin në regjimin tani më të vendosur rrugor për automjete të rënda transportuese, destinacioni i fundit i të cilëve nuk është Shkupi, gjegjësisht ta shfrytëzojnë unazën.

Organet e drejtorisë shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, ndërmarrjet publike dhe SHA-të në pronësi të shtetit, si dhe komunat ta kufizojnë deri në 50 për qind përdorimin e automjeteve zyrtare dhe të sigurojnë kufizime në punët e objekteve ku po ndërtohet.

Masat, në pajtim me dekretin e miratuar, hyjnë në fuqi nëse koncetrimi në mes të ditës të grimcave  PM10 janë në dy ditët e njëpasnjëshme mbi 200 mikrogramë të matura në të paktën dy stacione matëse. Deri më tani masat janë ndërmarrë nëse është tejkaluar pragu prej pesë ditëve të njëpasnjëshme

Шилегов изјава

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë ndonjë ose propozim për zgjidhje të problemit me ndotjen të vijnë të hënën, midis orës 12:30 dhe 14:30, në hapësirat e Qytetit të Shkupit që t’i prezantojnë.

Shilegov paralajmëroi se Këshilli i Qytetit të Shkupit javën e ardhshme do të marrë vendim për lirim të transportit urban publik, sepse, konsideron se kjo së bashku me rritjen e çmimeve të parkingjeve do ta destimulonte përdorimin e automobilave, si një nga shkaktarët e ndotjes në Shkup.

Nga Komuna Qendër madje paralajmëruan kontrolle të përforcuara të shërbimeve inspektuese për parandalim të të gjithë mundësive për ndotje dhe djegie të gomave dhe mbeturinave, është hapur koll qendër në të cilin qytetarët denoncojnë zjarre të hapura dhe të rrezikshme, si dhe filtruesit e vendosur për ajër në kopshte.

Qendra këtë vit nuk do të subvencionojë drunj për zjarret e Buzmit për shkak të ndotjes, ndërsa mjetet do të ridedikohen për sipërfaqe të reja të gjelbra dhe përmirësim të kushteve për jetesë në komunë.

VMRO-DPMNE-ja përmes kumtesës u bën thirrje Qeverisë dhe Qytetit të Shkupit që urgjentisht të ndërmarrin masa për mbrojtjen e qytetarëve.

“Qeveria duhet urgjentisht t’i mbrojë qytetarët dhe shëndetin e tyre. Pushteti qendror i cili më shumë se shtatë muaj po i kontrollon të gjithë institucionet nuk ndërmerr asgjë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, përkundrazi cilësia e ajrit po bie, ndotja është enorme, ndërsa qytetarët janë viktimë e politikës së papërgjegjshme të LSDM-së”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button