MASH: Pushimi dimëror mund të fillojë më herët, nuk mbështetet bojkoti i paralajmëruar

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) nuk përjashton mundësinë që pushimet e dimrit të fillojnë më herët për shkak të ajrit të ndotur.

“Nëse vërtetohet nevoja, ne do të mendojmë që pushimet dimërore të fillojnë më herët. Megjithatë çdo ndërprerje e procesit arsimor do të zëvendësohet. Kështu që nëse pushimi dimëror fillon më herët, këto ditë të humbura do të duhet t’i zëvendësojnë pas 10 qershorit. Apo do të punojnë vikendeve që të plotësohet fondi i orëve të parashikuara”, thonë nga MASH.

Nga ky institucion shtojnë se edhe pse janë të vetëdijshëm për këtë problem nuk do të mbështesin bojkotin e paralajmëruar nga mësimdhënësit për të mërkurën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button