Një 17-vjeçar ka kryer veprime seksuale ndaj fëmijëve 9 dhe 10 vjeç

Një 17-vjeçar disa herë ka krysr veprime seksuale ndaj dy fëmijëve të moshës nëntë dhe dhjetë vjeç në një fshat të Shkupit, kumtoi sot Minsitria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, dje në orën 16:15 në stacionin policor në Shkup, një grua 40-vjeçare nga një fshat i Shkupit ka paraqitur se 17-vjeçari disa herë ka kryer veprime seksuale ndaj djalit të saj 10-vjeçar. Lidhur me të njejtin rast, në stacionin e njejtë policor, në orën 21:40, një grua tjetër 48-vjeçare nga Shkupi ka paraqitur se personi i njejtë 17-vjeçar, në periudhën prej gushtit e deri para dhjetëp ditëve, disa herë ka kryer veprime seksuale ndaj djalit të saj 10-vjeçar.

Sipas paraqitjeve, 17-vjeçari ka qenë fqinj i tyre dhe në periudhën e cekur, çdoherë kur i ka parë fëmijët në rrugë, i ka ftuar në hapësirat e bodrumit të fqinjes së tyre dhe aty ka kryer veprime seksuale ndaj tyre.

Po ndërmerren masa për ndripimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button