Austri: Gati koalicioni qeverisёs mes ÖVP dhe FPÖ

Pas njoftimeve kontradiktore, sё fundi u konfirmua zyrtarisht: kurorёzimi mes konservatorёve tё ÖVP-sё dhe partisё sё djathtё FPÖ tani ёshtё e punё e kryer. Por kjo nuk ёshtё njё martesё me dashuri, njofton DW.

Nё Austri partia konservatore ÖVP dhe e djathta FPÖ kanё rёnё dakord pёr njё aleancё qeverisёse. Kёtё e komunikuan tё dyja partitё pas pёrfundimit tё bisedimeve. Presidenti Alexander Van der Bellen i ftoi kryetarёt e partive qё tё shtunёn (16.12) tё bisedojnё nё Hofburg tё Vjenёs. Duke iu pёrmbajtur afateve deri nё miratimin e forumeve partiake koalicioni pritet tё bёjё betimin nё fillim tё javёs. Kryetari i ÖVP-sё, 31 vjeҁari Sebastian Kurz, kёsisoj do tё jetё kryeministri mё i ri nё mbarё Europёn.

Kurz dhe kryetari i partisё FPÖ Heinz-Christian Strache pёr shtatё javё resht janё konsultuar pёr krijimin e koaliconit. Shtyllat kryesore tё bashkёpunimit ndёr tё tjera do tё jenё reforma tatimore, forcimi i demokracisё direkte dhe njё kurs mё i ashpёr kundёr migracionit. Deri tani pёr shumё pika mungonin detajet.

“Ne duam ta forcojmё vendin tonё e tё sigurojmё sistemet tona sociale”, tha Kurz nё njё konferencё tё pёrbashkёt shtypi me Strache-n. “Nё radhё tё parё ne duam tё kujdesemi pёr mё shumё siguri nё vendin tonё, kёtё duam ta arrijmё edhe duke luftuar migracionin ilegal.” Kurz gjatё krizёs sё refugjatёve u dёshmua si njё pёrfaqёsues i vijёs sё fortё: ai kritikoi kulturёn gjermane tё mirёseardhjes, vendosi njё kufi maksimal pranimi pёr refugjatёt nё Austri dhe ia doli qё tё mbyllet itinerari ballkanik, si rrugё tranziti pёr refugjatёt. Zёvendёskanzelari i zgjedhur Strache foli pёr njё “porosi tё qartё” tё votuesve pёr t’i marrё seriozisht problemet e tyre.

Pёrbetim besnikёrie pёr Evropёn

Kurz-i i kishte kёrkuar FPÖ-sё kritike ndaj BE-sё, qё tё shprehej pёr njё njohje nё parim tё kursit pro-evropian. Liberalёt mund tё presin tё kenё midis tё tjerash postet e ministarve tё brendshёm dhe tё mbrojtjes. Strache diskutohet tё jetё njё lloj “Ministri i Mbrojtjes sё atdheut”

Pёr Ministrinё e Jashtme FPÖ ka parashikuar eksperten e pavarur pёr Lindjen e Mesme Karin Kneissl.

Me protesta u shoqёrua vendimi pёr mosaplikimin nga ana e koalicionit si rrjedhojё e presionit tё FPÖ-sё, tё vendimit pёr ndalimin e pirjes sё duahnit nё lokale nga maji i vitit 2018. Brenda pak ditёsh 330 mijё austriakё kanё nёnshkruar online njё peticion tё mbrojtjes ndaj kancerit, qё shprehte indinjatё pёr kёtё “hap pas”.

Nga zgjedhjet parlamentare nё tetor ÖVP-ja doli fituese me 31,5% tё votave, kurse FPÖ-ja me 26% ishtё nё vendin e tretё, pas socialdemokratёve tё kancelarit tё deritanishёm Christian Kraft, qё fitoi 26,9% tё votave.

ÖVP-ja ishtё nё vitin 2000 nё njё koalicion me FPÖ-nё. Futja atёhere nё qeveri e FPÖ-sё qё drejtohej nga Jörg Haider shkaktoi protesta masive nё Evropё dhe BE-ja vendosi madje sanksione. Partia e themeluar nё vitet 50-tё nga ish-nazistёt thuajse fitoi zgjedhjet presidenciae nё Austri dhe nё kulmin e krizёs sё refugjatёve madje udhёhiqte sondazhet derisa u kalua nga ÖFP-ja nёn udhёheqjen e Kurz-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button