(S’)Ndikojnë drejtorët e shkollave në cilësinë e arsimit!

Niveli i ulët i cilësisë se arsimit mund të jetë i ndikuar edhe nga menaxhimi jo adekuat i shkollave,  kuptohet me përjashtime shumë te vogla kjo ndodh me emërimin e drejtorëve në sektorin e arsimit parauniversitar, ku  si kriter për zgjedhjen e drejtorëve nuk merret kualifikimi, por afërsia me partinë që udhëheq komunën.

Ky shqetësim rreth emërimit të drejtorëve partiak nëpër shkolla, është tepër i madh si te prindërit, arsimtarët të cilët e duan me shpirt arsimin si dhe te opinioni i gjërë intelektual, që sipas tyre, më vonë drejtorët zgjedhin arsimtarët po ashtu të partive që udhëheqin komunën, pa marrë parasysh kriteret dhe kualifikimet.

Në komunat e Maqedonisë veçanërisht te komunat shqiptare, menjëherë pas zgjedhjeve, me fitoren e subjektit të caktuar politik, ndërrohen edhe drejtorët e shkollave. Kjo është bërë si modë.

Pasi që drejtori është menaxhues dhe po të dërgohet një menaxhues i mirë atëherë edhe atmosfera në shkollë ndryshon dukshëm. Drejtori do të ishte menaxhues i mirë nëse zgjidhet në bazë të përkushtimit të tij, aftësive profesionale dhe jo në bazë të ndonjë lidhje tjetër partiake e politike.

Gjithashtu konsiderojmë se në shkollat ku drejtorët u përkasin partive politike nuk mund të ketë performancë të mirë të cilësisë se arsimit. Ata gjithmonë janë  në pozitën që t’i zbatojnë agjendat politike të koalicionit qeverisës, respektivisht të kryetarit të komunës. Kështu që,  pranojnë në shkollë  punëtorë  që i vijnë nga linja e caktuar politike, prej të cilëve nuk mund të kërkohet llogari, sepse ai person nuk është aty për të dhënë llogari, por është se i është premtuar një vend pune gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas bazës ligjore, emërimi i drejtorëve të shkollave është kompetencë e kryetarit të komunës. Vetëm në rast se paraqiten parregullsi ose ankesa eventuale, ndërhyn Inspektorati i arsimit, që nuk përjashtohet mundësia se edhe ata i shërbejnë  politikës që funksionon në kuadër të Ministrisë se Arsimit dhe shkencës.

Zgjedhja e drejtorëve të shkollave nga kryetari i komunës është karakteristikë unike e sistemit edukativo-arsimor në vendin tone, si te shqiptarët po ashtu edhe te maqedonasit. Pavarësisht se  nëpër fushata elektorale dhe me shkrime të ndryshme ” prioritet i japin arsimit ”që d.t.th.. se vazhdohet sipas proverbës  popullore, ”Katundi i ri por me adete të vjetra”.

Përfundojmë:

Jo rastësisht, publikimi i rezultateve të Programit për Vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur më shkurtesën “PISA”, e ka radhitur Maqedoninë në vendin e parafundit në mesin e 72 shteteve, që u bë temë debati gjatë kohë në Maqedoni. Edhe pse, shumë ekspertë për çështje të arsimit, vlerësojnë se pas këtyre rezultateve, dikush duhet të jap përgjegjësi, por faji ngelet jetim gjithmonë thotë populli!?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button