Tiranët që hapën portat e ferrit

Filozofi i famshëm nga Universiteti i Oksfordit Isak Berlin, në veprat e tij shkruan se komunizmi është fëmijë bastard i krishterizmit. Studiuesi dhe eksperti i Lindjes se Mesme Jens Lubbadeh në esetë e tij shkruan se organizatat ekstremiste radikale dhe terroriste ISIS, ALKAEDA, talebanët dhe shumë rrjete të tjera janë fëmijë bastardë të islamizmit. Këto organizata dhe grupe kanë dalë nga sektet ekstremiste radikale puritane dhe në fund nga Partia e Majtë BAS e ish diktatorëve dhe regjimeve despotike. Komunizmi doli si sekt radikal ekstremist  nga iluminizmi, traditat liberale, social demokratja dhe social Internacionalja.

Doktrina marksiste dhe utopizmi leninist u shndërrua në tirani dhe despotizëm. Pasardhësit e tyre vazhduan me krime, vrasje në masë dhe gjenocid. Po ta krahasojmë, komunizmin që doli si sekt nga traditat liberale evropiane, me organizatat radikale dhe terroriste siҫ janë ISIS dhe xhihadistët, është një dialektikë dhe ngjyra mes nuancave si antagonizëm.  Të parët pasi e dëbuan Zotin, si doktrinë ideologjike kishin materializmin historik, ku me mbarimin e revolucioneve morën pushtetin dhe u shndërruan në despotë dhe tiranë. Kurse të dytët veprojnë me të njëjtën monedhë , por në emër të Zotit dhe nën petkun islam, bëjnë vrasje dhe krime. Nga ana historike, mund të tregohet me fakte se ҫdo përpjekje për ta fajësuar islamin është absurde dhe bie ndesh me doktrinën dhe tezën islame.

“Vrasësit dhe kriminelët prototip”

Pra, siҫ bënin krime diktatorët e kampit komunist në emër të ideologjive dhe doktrinës, po ashtu  ISIS dhe talebanët në  emër të ideologjive kryenin vrasje, shkatërronin arkitekturën e qytetërimeve të lashta dhe tempuj. Talebanët hidhnin në erë me dinamit shumë shkolla, grumbullonin nëpër depo televizorë, kompjuterë, aparate dhe digjnin gjithçka është perëndimore. Në të njëjtën mënyrë vepronin dhe despotët komunistë. Censura ndaj armiqve imperialistë, ishte ndaluar moda, arti konsiderohej si degjenerim infektim i shoqërisë dhe edukimit të masës.  Nga krerët e ISIS dhe talebanëve, kishte dhe figura që kishin kryer studimet në universitetet perëndimore Oksford, Kembrixh dhe më gjerë. Ata ishin zhgënjyer dhe frustruar nga despotët dhe tiranët e tyre ndaj kishin  dezertuar dhe rekrutuar në këto organizata ISIS,  ALKAEDA dhe xhihadistë. Po ashtu dhe shumë liderë komunistë kishin studiuar nëpër universitete perëndimore duke menduar që kanë ardhur me një bagazh të vlerave liberale dhe traditave iluministe. Por ata kur u kthyen hapën portat e ferrit.

Një ndër diktatorët më famëkeq ishte Pol Poti nga Kamboxhia dhe Kmerët e kuq. Ai kishte studjuar në Paris, po ashtu dhe Enver Hoxha u kthye nga Parisi dhe filloi krimet, në emër të ideologjisë. Diktatori më famëkeq dhe i fundit i Koresë së Veriut Kim Jong kishte studiuar në Zvicër. Një diplomat kinez, në një gazetë perëndimore para ca viteve, tha se ne kinezët do të vazhdojmë modernizimin, tregun e lirë kapitalist, inovacione teknologjike dhe vlerat universale. Do ta ruajmë doktrinën dhe konceptin e traditave konfuciste, por westerizimin jo, për ne kinezët westerizimi si qytetërim është helm.

Bota islame dhe arabe, në të njëjtën mënyrë si kinezët mund të fillojë reformat, modernizimin, vlerat universale, shoqërinë e lirë dhe të ruajë identitetin, traditat, trashëgiminë kulturore dhe spirituale. Dëshiroj të përsëris se ҫfarë duhet të bëjnë popujt mysliman, për të dalë nga ky ferr, kaos, luftëra, dekadencë dhe prapambeturi. Elita intelektuale akademike, dijetarë dhe ulema moderne, duhet të luftojnë për parime demokratike vizion pragmatic. Për të bërë paqe dhe pajtim mes dy sekteve sunit dhe shiit, siҫ bënë evropianet mes katolikëve dhe protestantëve, bota islame duhet të ndjekë modelin e vlerave perëndimore, shoqëri liberale, pluralizëm politik, konfrontime idesh, lirinë e fjalës, kufij të hapur, qarkullim i lirë të kapitalit.

Perëndimorët pas Revolucionit  Francez, e ndanë fenë nga shteti, e dëbuan Zotin, dhe Zoti ngeli nëpër kisha dhe katedrale.  Ata sot janë shtete postmoderne dhe postsekulare, ku në themele kanë dijen, shkencën dhe arsyen. Bota islame që në fillim të shekullit 9-të, në themelet e saj  kishte Zotin, dijen dhe shkencën ndaj nuk kanë nevojë ta dëbojnë Zotin, por të vazhdojnë kultivimin e vlerave, si shoqëri liberale civile me harmoni paqe tolerancë mes komuniteteve fetare dhe sekulare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button