Paraburgimi për Abdylfetah Alimin, Sela paralajmëroi konferencë për media (VIDEO)

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë këtyre ditëve është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po realizon takime me mërgatën shqiptare që jeton dhe vepron atje, transmeton Portalb.mk.

Në organizimin e Qendrës Shqiptaro-Amerikane në SHBA, i pyetur nga mërgimtarët se çfarë është puna e Abdylfetah Alimit që në opinion njihet si “shpëtimtari i Selës” në terrorin e 27-prillit, Sela paralajmëroi konferencë për media.

“Kur kam hapur sytë kam parë atë, pastaj më ka dërguar në duart e sigurta, te njerëzit e mi, prandaj pata vendosur ta kem sigurim timin, pasi e suspenduan nga puna. Fetain po e dënojnë, sepse më shpëtoi. Unë i kerkova tash që nga Zvicra mos të shkon në Maqedoni, pa ardhur edhe unë, ai shkoi që mos t’i jep shteti fletarrest ndërkombëtar. Sa të shkoj në Maqedoni, do të bëj konferencë vetëm për Ali Fetain”, tha Sela.

Kjo deklaratë e Selës vjen pasi që para pesë ditëve Gjykata Penale ka caktuar paraburgim 30-ditor për ish sigurimin e Kuvendit të Maqedonisë, Abdylfetah Alimi i cili në opinion u bë i njohur pasi që kishte shpëtuar deputetin e koalicionit Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Selën, njofton Portalb.mk.

Albdylfetah Alimi është pjesë e 36 personave të cilët akuzohen nën veprën penale “rrezikim territorial të sistemit kushtetues dhe të sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Përndryshe, ditë më parë Gjykata e Apelit caktoi tre paraburgime dhe tre arreste shtëpiake për deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët poashtu akuzohen nën veprën penale të njëtë sikurse Alimi.

Masa e parabrugimit për Alimin vjen pasi që më 28 nëntor të 2017-s, Prokuroria Publike ka hapur procedurë për sulmin e 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button