Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ftohtë, me erë veriore dhe do të bjerë shi. Më shumë shi pritet të ketë në pjesët perëndimore të shtetit. Reshje prej borës së dobët do të ketë në disa vise më të larta prej 600 metra lartësi mbidetare, me ç’rast do të formohet edhe shtresa e borës.

Temperatura do të lëvizë nga 6 deri më 15 gradë celsius.

Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë nga 5 deri më 12 gradë celsius.

Temperaturat minimale të dielën do të lëvizin prej një deri në tetë gradë Celsius, të hënën prej minus pesë deri në tre, të martën prej minus nëntë deri në minus dy, të mërkurën prej minus tetë deri në minus dy dhe të enjten prej minus nëntë deri në minus tre gradë Celsius.

Temperaturat maksimale të dielën do të lëvizin prej tre deri në 10 gradë Celsius, të hënën prej minus një deri në pesë, të martën prej minus dy deri në katër, të mërkurën prej minus dy deri në pesë dhe të enjten prej minus një deri në gjashtë gradë Celsius.

Borë të imët lokale, veçanërisht në pjesët perëndimore do të ketë edhe të hënën. Do të fryjë erë perëndimore e dobët deri në mesatare, ndërsa temperaturat do të ulen në mënyrë të konsiderueshme.

Ditë të mbarë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button