Selimi ka një paralajmërim serioz: Shumë shpejt mund të ketë largime nga Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka deklaruar se debati në subjektin e tij politik, do të ketë së shpejti epilog, duke thënë se në fund do të mbizotërojë demokracia.

Ai nuk ka treguar se në cilin grupin është i rreshtuar pas përçarjeve në këtë lëvizje, por ka thënë se do të mundohet që të jetë unifikues.

Në emisionin IMAZH të RTK-së, Selimi është pyetur rreth krahut që ai mban në këtë periudhë krize brenda VV-së, duke thënë se ka thënë se nuk krah siç është përfolur.

“Unë them që nuk ekziston krahun sepse nuk ka nevojë që të quhet krah. Ka prej tyre që kanë dhënë mendimet e tyre për këtë situatë. Ka disa siç janë unë që do t’i japim mendimet në forumet e VV-së dhe mbledhjet që do të mbahen”, tha ai.

Selimi nuk ka komentuar as deklarimet e Aida Dërgutit, se në këtë lëvizje ka fshatë speciale për linçime politike të personave të ndryshëm, pasi që sipas tij këtë do ta diskutojë fillimisht me atë.

Por, Selimi ka thënë se mund të ketë largime nga VV, siç ka pasur edhe më përpara, por sipas tij më rendësi është që Vetëvendosje të mos ndalet.

Kurse sa i përket grafiteve se “Nuk ka Babë, por ka Ide”, ai ka thënë se Vetëvendosje nuk është e baballarëve, por e ideve të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button