Xhaferi-Kiti: Mbështetje nga Italia për integrimin euroatlantik të Maqedonisë

Italia plotësisht e mbështet integrimin euroatlantik të Maqedonisë, ka theksuar kryetari i Komisionit për Çështje Politike në Senatin Italian Vanino Kiti sot në takimin me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi.

Sipas kumtesës të Kabinetit të kryetarit të Kuvendit të RM-së, Xhaferi ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që Italia e jep për perspektivën euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe ka theksuar se bëhen përpjekje serioze për arritjen e rezultateve konkrete në zbatimin e reformave, me qëllim të marrjes së datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian në vitin 2018.

“Xhaferi e ka informuar mysafirin se me qëllim të përforcimit të komunikimit ndërmjet fqinjëve përmes dialogut të hapur dhe në këtë mënyrë të zgjidhen problemet rrjedhëse, është lidhur Marrëveshje për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe përveç kësaj, ka përkushtim të tërësishëm për angazhim aktiv në biseda me Greqinë, nën ombrellën e KB-së, për gjetjen e zgjidhjes së ndërsjellë të pranueshme dhe zgjidhjes dinjitoze për dallimin me emrin”, thuhet në kumtesë.

Senatori Kiti, shtohet, ka nënvizuar se në Senatin italian ekziston përkushtim dhe interes për kultivimin dhe thellimin e lidhjeve ndërparlamentare me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se, edhe pse në Itali në muajin mars do të mbahen zgjedhje parlamentare, pret që kjo vizitë të jetë bazë e mirë për komunikim, kontakt dhe bashkëpunim më intensiv të përbërjes së ardhshme. Duke e potencuar rolin e rëndësishëm të Kuvendit në procesin e reformave, ai i përshëndeti përpjekjet për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe theksoi se Italia tërësisht e mbështet integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë.

Në takim, mes tjerash, Xhaferi ka shfaqur shpresë se do të intensifikohet komunikim i drejtpërdrejtë midis shtëpive legjislative të të dy shteteve edhe atë në niveë të komisioneve, ashtu edhe në nivel të kryetarëve të parlamenteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button