Tërmet i fuqishëm në Indonezi, e kanë humbur jetën disa persona

Disa persona e kanë humbur jetën në tërmetin e fuqishëm, me intensitet prej 6,5 ballëve, sipas Shkallës së Rihterit, që sot e ka goditur ishullin indonezian Java.

Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale. Tani për tani numri i të vdekurve nuk dihet.

Autoritetet indoneziane kanë dhënë paralajmërim për cunami për një pjesë të ishullit Java.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 52 kilometra në jugperëndim nga qyteti Tasikmalaja, me thellësi prej 92 kilometrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button