FIFA pezullon presidentin e federatës së Brazilit

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka pezulluar të premten për 90 ditë, presidentin e federatës së Brazilit, Marco Polo del Nero, i cili aktualisht i është nënshtruar një hetimi të Komitetit për Etikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në një njoftim të FIFA-s, të publikuar në faqen e internetit, pezullimi i Del Neros mund të zgjatet sipas nevojës, mirëpo jo më shumë se 45 ditë të tjera, ndërkohë që gjatë gjithë kohës sa do të jetë i pezulluar, ai nuk do të mund të ushtrojë aktivitetet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Rikujtojmë se Del Nero u largua nga Cyrihu në vitin 2015, atëherë kur u arrestuan kolegët e tij në FIFA, ndërkohë që kundër tij u ngrit një padi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), mirëpo ai asnjëherë nuk shkoi atje për përballjen me akuzat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button