Pse e humbasin meshkujt interesin ndaj femrave në një marrëdhënie? Ja arsyet më kryesore

Të arrish të mbash një marrëdhënie të lumtur nuk është diçka e thjeshtë, dhe diçka të tillë të gjithë mund ta kenë vërtetuar. Problemet më të mëdha hasen në momentin, kur vihet re një situatë konfliktuale në çift, gjatë së cilës askush nga të dy nuk lëshon pe. Pavarësisht se edhe meshkujt mund të gabojnë, ne sot do të përqendrohemi në gabimet më të shpeshta të femrave, të cilat shpesh edhe nuk i vënë re, por që mund t’i bëjnë meshkujt të largohen prej tyre. Nëse këto gabime nuk ndreqen, normalisht partnerët e humbin interesin për njëri-tjetrin.

Një nga gabimet më të shpeshta është edhe të ankuarit për jetën dhe problemet që mund të kenë. Kjo është tepër e shprehur tek femrat. Ndoshta e bëjnë pa e vënë re, me qëllim që të kërkojnë mbështetje tek partneri i tyre, por mendoni se edhe partneri juaj ka nevojë të shprehet për veten e tij. Askush nuk mund ta durojë dot për një kohë të gjatë dikë që flet vetëm për veten.

Një problem tjetër për të cilin ankohen shumë çifte, është varësia nga rrjetet sociale dhe smartfonët. Normalisht, të shpërndash foto në një grup, apo në një bashkësi miqsh virtual të jep kënaqësitë e veta dhe sidomos nëse shpërndani foto me partnerin tuaj, por kuptoni se kur jeni me të, jeni me të. Askush nuk jua ndalon përdorimin e smartfonit tuaj, por mendoni se çdokush do të lodhej, nëse do fliste me ju dhe ju do  kishit mendjen në celularin tuaj.

Një nga gjërat e tjera që vihet re dhe që është shumë e rëndë, është të jeni në një marrëdhënie dhe të shpreheni sikur atë e keni shokun tuaj. Sigurisht që kjo e ka rëndësinë e saj kur gjërat bëhen në mënyrë të fshehtë, por nëse gjërat bëhen serioze, edhe meshkujt kërkojnë njëfarë sigurie : nuk mund t’i mbani pranë me shpresën se ata do të rrinë përherë pranë jush, derisa ju të merrni një vendim. Edhe një mashkull që ka shumë dinjitet, që ju respekton pamasë, sërish do të lodhej nga mungesa e vendosmërisë suaj. Partneri ka nevojë të dijë se ju ndiheni mirë për marrëdhënien tuaj : kur ju e fshihni, e bëni atë të ndihet shumë keq, sepse mund të mendojë se gjithçka po e bëni ngaqë ndiheni në siklet, nëse të tjerët e marrin vesh për ju.

Së fundmi, diçka që vihet re shpesh në shoqërinë tonë, është tendenca për t’i përshpejtuar gjërat. Jo më kot populli ka thënë se çdo gjë vjen në kohën e duhur. Nëse ai ju ka dhënë siguri, por edhe ju ka bërë të kuptoni se duhet të ecni më me qetësi në lidhjen tuaj, atëherë jepini atij kohën e duhur. Në të kundërt, mos u habisni, kur ai të largohet prej jush. : kur jeni çift, lind nevoja që të ndiheni mirë dhe të qetë me njëri-tjetrin, jo të ndiheni nën trysni, apo stres.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button