Trump dhe Putin pajtohen për të shkëmbyer informacione rreth Koresë Veriore

Kremlini ka thënë sot se presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump janë pajtuar përmes një bisede telefonike për të shkëmbyer informacione rreth Koresë Veriore në mënyrë që të bashkëpunojnë në ndonjë iniciativë të mundshme për të zgjidhur krizën në kombin aziatik, shkruan Class.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve gjatë një konference se Putini dhe Trump kanë biseduar edhe për krijimin e kontakteve me Korenë Veriore.

Të dy liderët kanë biseduar edhe për të rregulluar marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, ka shtuar Peskov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button