Familja mbretërore njofton datën e martesës së Meghan Markle dhe Princ Harry-it

Ishte zbuluar muaji dhe vendi se ku do të zhvillohet dasma e Meghan Markle dhe Prince Harry, por jo data…deri më tani. Familja mbretërore nëpërmjet një deklarate për mediat ka bërë të ditur se më 19 maj 2018 Meghan dhe Princ Harry do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë në Windsor Castle, shkruan Class.

Ata kanë qenë ndër çiftet më të komentuara të momentit, madje Meghan Markle ka qenë emri më i klikuar në google muaj e fundit.

Aktorja 36-vjeçare është pritur shumë mirë nga britanikët dhe familja mbretërore, madje kjo e fundit në kundërshtim me protokollin ka ftuar edhe atë për festën e Krishtlindjeve që do të mbahet në pallatin Kensington. Një gjë e tillë nuk ndodhi më parë me Kate.  Krishtlindjet e saj të para me familjen e princ William, Kate i festoi vetëm pasi u martua në kishë.

Çifti na ka përgatitur që nuk duhet të presim një dasmë madhështore sa e vëllait të tij, pasi preferojnë një ceremoni më të vogël dhe më private.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button