Statistika: Kjo është bruto paga më e lartë vjetore në Maqedoni

Bruto paga më e lartë vjetore në Maqedoni vitin e kaluar është paguar në shëndetësinë private dhe është 167.786.446 denarë (2,7 milionë euro), ndërsa 25,6 (416.000 euro) milionë denarë është bonusi më i lartë i paguar nga marrëdhënia e punës në nivel vjetor, tregojnë të dhënat që i publikoi sot Drejtoria e të Ardhurave Publike në bazë të fletëparaqitjeve të dorëzuara tatimore vjetore nga qytetarët në vitin 2016.

Siç informoi në konferencën për shtyp drejtoresha e DAP-it Sonja Llukarevska, një qytetar nga Shkupi vitin e kaluar ka paraqitur të ardhura më të larta vjetore nga 255 milionë denarë. Fitimi më i lartë kapital i realizuar në vitin 2016 ka qenë 82,8 milionë denarë, ndërsa deri tani fitimi më i lartë i tillë është paraqitur në vitin 2008 dhe ka qenë 908.995.813 denarë. Nga kryerja e përkohshme e shërbimeve një banor i Velesit ka përfituar 58,3 milionë denarë, ndërsa një qytetar nga Shkupi ka paraqitur fitim nga 109,1 milionë denarë nga dividenda dhe të ardhura të tjera të realizuara nga pjesëmarrja në fitim.

Pensionistë nga Shkupi dhe Strumica kanë paraqitur fitim më të madh në vitin 2016 të cilët përveç pensionit kanë realizuar të ardhura edhe në baza të tjera. I ranguari i parë është pensionist nga Strumica i cili ka paraqitur 41,8 milionë denarë bruto të ardhura të përgjithshme vjetore vetëm në bazë të pensionit vitin e kaluar është paraqitur në Shkup në shumë prej 1.838.837 denarë ose 30.000 eurosh.

I ranguari i parë sipas të ardhura të përgjithshme të realizuara nga prona dhe të drejta pronësore në të cilët përkasin dhënia me qira e tokave, banesave dhe hapësirave afariste, mjete transportuese dhe lloj tjetër të pronës, në vitin 2016 është tatimpagues nga Tetova i cili ka paraqitur 65,5 milionë denarë. Bruto të ardhura më të larta të përgjithshme prej 17,3 milionë denarësh nga të drejta autoriale dhe të drejta nga pronësia industriale ka paraqitur një tatimpagues nga Shkupi. Nga një milion deri në 27 milionë denarë janë shumat që i kanë paraqitur qytetarët nga fitime nga Loto, vënie bast, kazino dhe pjesëmarrja në lojëra shpërblyese, me ç’rast fitimi më i lartë gjegjësisht bruto të ardhura të përgjithshme nga lojëra të fatit ka realizuar një banor i Shkupit i cili vetëm nëpër këtë bazë ka paraqitur 27,5 milionë denarë.

Vjet paraqitje tatimore vjetore deri te DAP-i kanë dorëzuar 439.689 qytetarë të cilët kanë paraqitur bruto të ardhura vjetore në vlerë prej 173.592.847 denarësh, si dhe tatim personal në vlerë prej 10.133.228.081 denarësh. Përkundër tyre 63 mijë persona fizik nuk kanë dorëzuar paraqitje tatimore në afatin e paraqitur ligjor deri më 15  mars vitin e kaluar. Një pjesë e tyre vullnetarisht janë paraqitur në DAP dhe kanë paguar tatim personal. Me të tjerët të cilët ende nuk e kanë përmbushur obligimin kontaktohet me qëllim që, siç tha Llukarevska, vullnetarisht të harmonizohen sepse qëllimi nuk është që menjëherë të zbatohet politikë ndëshkuese. Gjoba për këtë bazë është nga 100 deri në 200 euro në kundërvlerë të denarit.

Më së shumtë paraqitje tatimore vjetore janë dorëzuar në rajonin e Drejtorisë rajonale – Shkup 169.943, ndërsa më pak në Tetovë 36.528. Sipas përllogaritjeve, të DAP-it, numër më i madh i qytetarëve, 421.244 kanë realizuar të ardhura bruto të cilët lëvizin nga 100 mijë deri në një milion denarë, ndërsa 21.945 qytetarë, madje, kanë bruto të ardhura prej mbi një milionë denarë.

“Analizat e DAP-it nga paraqitjet e dorëzuara tatimore vjetore i reflektojnë gjendjet për aktivitetet afariste të qytetarëve gjatë vitit 2016 por janë edhe tregues për nivelin e vetëdijes tatimore dhe harmonizim të qytetarëve”, tha Llukarevska.

Siç informoi, qytetarët do të kenë obligim të dorëzojnë paraqitje tatimore vjetore edhe vitin e ardhshëm, me ç’rast këtë në emër të tyre do ta bëjë DAP-i.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button