Turqi: Arrestime të reja lidhur me vrasjen e ambasadorit rus

Mediat turke kanë raportuar se është arrestuar një i dyshuar tjetër lidhur me rastin e vrasjes së ambasadorit rus në Turqi gjatë vitit të kaluar, shkruan REL.

Autoritetet kanë arrestuar ish zyrtarin policor, Ramazan Yucel në Ankara, pasi e kanë marrë në pyetje.

Ambasadori rus, Andrei Karlov ishte qëlluar me armë zjarri në një ekspozitë me fotografi në Ankara gjatë vitit të kaluar, nga një sulmues që kishte bërtitur, “Mos e harroni Alepon”, dhe shprehje të tjera, të cilat duket të kenë pasur lidhje me përfshirjen e Rusisë në konfliktin sirian.

Autoritetet turke kanë thënë se vrasësi i Karlovit ka qenë 22 vjeçari, Mevlut Mert Altintas, i cili ishte në detyrën e policit gjatë kohës sa ka ndodhur vrasja.

Altinas ishte qëlluar më pas me armë zjarri nga policia në po të njëjtin vend.

Gjatë muajit nëntor është arrestuar edhe ish producenti i televizionit shtetëror TRT, Hayreddin Aydinbas.

Zyrtarët turkë kanë thënë se kanë arrestuar edhe disa persona të tjerë të dyshuar se janë të përfshirë në këtë vrasje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button