Ish krye-spiuni i Maqedonisë, Sasho Mijallkov sot një javë do të gjykohet për përgjime joligjore

Ish-shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov të premten për herë të parë do të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Penale ku do të gjykohet për përgjime joligjore si i akuzuar në rastin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Target dhe Fortesa”, njofton Portalb.mk.

Seanca gjyqësore është caktuar në orën dhjetë dhe siç njoftoi “Fokus” të akuzuarit do t’i gjykojë gjykatësja Lenka Davitkova, e cila së bashku me dy gjykatës tjerë nuk lejoi ngrirjen e selisë së VMRO-DPMNE-së dhe e dënoi Zoran Verushevskin me tri vite burg për posedim të armëve pa leje.

Në këtë rast, me aktakuzë ndiqen edhe Goran Grujovski, Toni Jakimovski, Gordana Jankullovska dhe Nikolla Boshkovski, ndërsa kundër Mijallkovit dhe nëntë personave tjerë është ngritur propozim për aktakuzë.

Dallimi me aktakuzës dhe propozim aktakuze është se propozimet zhvillohen pas procedurës së shkurtuar dhe për to janë parashikuar dënime më të lehta. Megjithatë në këtë rast së bashku do të gjykohen të gjithë të akuzuarit.

Mijalkov me propozim aktakuze ndiqet për tre vepra penale, për shoqërim kriminel ku i është parashikuar dënim prej një deri pesë vite, për keqpërdorimin e detyrës zyrtare ku i është shkruar dënim prej gjashtë muaj deri pesë vite dhe për marrje të dhuratës për ndikim joligjor ku dënohet prej një deri tre vite.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button