Vetëvendosje ka arritur marrëveshje me AAK-në në Prishtinë

Përmes një postimi në Facebook, Shpend Ahmeti ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për bashkëqeverisje në Prishtinë.

Marrëveshja është nënshkruar dje, transmeton Koha.net.

“Dje kemi arritur marrëveshjen për bashkëqeverisjen me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë dhe tani mund të konfirmojmë që në Kuvendin Komunal kemi shumicën që do të na mundësojë zbatimin më të shpejtë të reformave dhe përmbushjen e zotimeve. Detajet e tjera do të bëhen publike pas mbledhjes inaugurese dhe para mbledhjes së parë të Kuvendit Komunal”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button