Është plaçkitur një shtëpi në Gostivar, janë vjedhur stoli në vlerë prej 3.000 eurosh

Autorë të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e F.H (45) nga Gostivari dhe kanë marrë disa stoli ari me vlerë prej rreth tre mijë euro.

Sipas SPB Tetovë, vjedhja ka ndodhur dje në një shtëpi në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, mes orës 11 e 30 minuta dhe orës 23 e 30 minuta.

Policia punon në zbardhjen e tërësishme të rastit dhe për zbulimin e autorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button