Erdogan: Iniciojmë nisma në praninë e OKB-së për të anuluar vendimin për Kudsin”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka njoftuar se janë duke inicuar nisma para Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të anuluar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne po iniciojmë nisma para OKB-së për të anuluar vendimin e Amerikës për Kudsin”, tha Erdoğan në një lidhje të drejtpërdrejtë në një tubim që u mbajt në Konya të Turqisë për Kudsin.

Erdoğan tha se SHBA-të kanë vepruar në kundërshtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1980, e cila parasheh që asnjë shtet të mos ketë ambasadën në Kuds.

“Amerika ka vepruar në kundërshtim me këtë rezolutë të cilën e kanë nënshkruar vetë. Asnjë vend në botë nuk është mbi ligjin ndërkombëtar. Është e papranueshme që në njërën anë të pretendoni se jeni të gatshëm të përqafoni demokracinë, dhe në anën tjetër sipas qejfit të nëpërkëmbni në emër të së drejtës, në emër të ligjit dhe demokracisë. Muslimanët kurrë nuk do t’i nënshtrohen këtij standardi të dyfishtë, kësaj padrejtësie, kësaj grabitjeje të të drejtës”, tha presidenti turk.

Ai theksoi se Turqia është vendosur që deri në fund të jetë e angazhuar për çështjen e Kudsit.

“Duke përdorur të gjithë mekanizmat, ne do të zbulojmë abuzuesit e ligjit. Së pari do të punojmë për anulimin e këtij vendimi të padrejtë dhe të paligjshëm, fillimisht në KS-OKB, dhe nëse vendoset veto, atëherë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së” potencoi Erdoğan, duke shtuar se si vende islame, janë duke ndërmarrë iniciativa që shteti palestinez të njihet nga më shumë vende.

“Aktualisht, 137 shtete të botës e njohin shtetin palestinez. Shpresoj që ky numër të rritet edhe më shumë me përpjekjet tona”, tha Erdoğan, duke shprehur besimin se padrejtësia e bërë të largohet në solidaritet me muslimanët dhe botën e krishtere.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button