Japonia do të zbatojë sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

Japonia ka njoftuar se do të zbatojë sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë “Kyodo” të cilin e bazon mbi deklaratën e Ministrisë së Jashtme mësohet se Japonia ka ngrirë asetet e 19 kompanive të tjera në Korenë e Veriut të cilat vazhdojnë të shkelin vendimet e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

Kompanitë për të cilat zbatohen sanksione edhe nga SHBA-të theksohet se operojnë në fushat si financë, miniera dhe transport.

Kryesekretari i kabinetit të Japonisë, Yoshihide Suga, tha se vendimet për sanksionet e zgjeruara të cilat hyjnë sot në fuqi janë marrë si kundërpërgjigje për shkak të “mungesës së progresit konkret” në çështjen e qytetarëve japonezë të rrëmbyer në Korenë e Veriut në vitet 1970 dhe 80, si dhe ndaj “deklaratave dhe qëndrimeve provokative” të vazhdueshme të Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut së fundmi me 29 nëntor zhvilloi testimin e raketës balistike ndërkontinentale.

Ndërkohë që kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka njoftuar se vendi i tij do të vlerësojë mundësitë e mbrojtjes për të mbrojtur qytetarët përballë kërcënimit të raketave nukleare të Koresë së Veriut.

“Ne duam të përcaktojmë se çfarë lloj sistemi të mbrojtjes kemi nevojë për të mbrojtur popullit tonë”, është shprehur Abe. Abe shtoi se Japonia është e gatshme të ushtrojë presion mbi Korenë e Veriut për të ndaluar provokimet e saj duke ndërtuar një aleancë bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button