Pas fotove, edhe shkëmbimi i unazave, shikoni momentin më të bukur nga dasma e Angela Martinit

Edhe pse ishte një vendim i marrë papritur dhe brenda natës, në mënyrën më të thjeshtë që mund të kishim menduar, ka regjistruar çastet kyçe nga ajo ceremoni minimaliste. Kurorëzimi në martesë i dashurisë se modeles shqiptare Angela Martini dhe biznesmenit rumun, Dragos Savulescu, ishte lajmi më i papritur dy ditë më parë, pas disa fotove që vetë modelja postoi në rrjetin social, transmeton Revista Class.

Ceremonia nuk paska pasur as shumë miq. Në fakt, nuk paska pasur askënd tetër veç çiftit dhe dëshmitarëve.

Nga Las Vegas, Angela ka ndarë sot edhe momentet më të bukura të ceremonisë private: shkëmbimin e unazave me burrin e ëndrrave, siç e quajti ajo të zgjedhurin e jetës.

Me anë të një videoje të postuar sot, për herë të parë, Angela publikoi disa nga momentet më të bukura nga dasma dhe momentin kur ajo shkon drejt Dragosit me buqetën me lule, si edhe momentin e vendosjes së unazave.

“Ne u martuam në mesnatë, në mënyrën më të thjeshtë. Ishim vetëm ne, dëshmitarët dhe universi”, shkruan Angela pas kësaj videoje.

2 days ago, on the way to our wedding…✨?? @bleona @mauricefadida

A post shared by Angela Martini (@angela_martini) on

 

Aq sa ishin (mes tyre edhe Bleona), kanë mjaftuar për të regjistruar momentet më të bukura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button