10 milionë dollarë për një spital ekskluziv në Dubai, mësoni çfarë kurohet këtu

Dhomat operative dhe pajisjet mjekësore me teknologjinë më të fundit janë prezantuar në një spital të ri në Dubai, i cili u hap javën e kaluar – ekskluzivisht për devetë, transmeton Revista Class.

Devetë vijojnë të mbeten një pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë së shtetit të arab. Gara me deve, por edhe shfaqjet e mrekullueshme të tyre mbeten ndër ngjarjet më të preferuara të vendësve, por edhe shumë turistëve që vizitojnë Dubain. Këto kafshë janë edhe një burim i mirë të ardhurash për shkak të miliona dollarëve që regjistrohen nëpër ankandet e tyre.

Pikërisht, ruajtja e kësaj trashëgimie është qëllimi i Spitalit të Deveve në Dubai, i cili ka kushtuar 40 milionë dirhamë ose 10.9 milionë dollarë dhe është i pari i këtij lloji në botë, siç tha drejtori i spitalit, Mohamed Al Bulooshi.

“Ne jemi të bindur se duhet të kujdesemi vetë për devetë jo vetëm duke i mbarështuar dhe rritur ato, por edhe duke qenë në gjendje t’u ofrojnë trajtimime mjekësore”,- tha Bulooshi.

I pajisur me një ekip të specializuar veterinerësh ndërkombëtarë, spitali mund të trajtojë 20 deve njëkohësisht. Po kështu, spitali ka edhe një pistë minigarash për të ndjekur devetë pas trajtimit mjekësor.

Pajisjet teknologjike janë përshtatur edhe me pajisjet mjekësore për trajtimin e deveve. Një operacion fillon nga 1,000 dollarë ndërsa operacionet e thjeshta shkojnë deri në 110 dollarë.

Spitali synon të ndihmojë në kërkimin dhe zhvillimin e mjekësisë së deveve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP