Kosova bëhet gati të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Europës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotshme ka rekomanduar krijimin e një task forcës për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Ky hap pritet të bëhet këtë muaj ose gjatë janarit të vitit të ardhshëm.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj njoftoi sot se gjatë këtij muaji, ose më së largu në janarin e vitit të ardhshëm Kosova do të aplikojë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Sipas kumtesës nga mbledhja e sotshme e Qeverisë, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka informuar kabinetin për procesin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kosova është duke bërë përgatitjet preliminare për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, institucion që ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin e demokracisë dhe integrimin në strukturat evropiane.

Rekomandohet krijimi i një task force për bashkërendimin e veprimeve ndërinstitucionale, mes Qeverisë, Presidencës dhe Kuvendit, thekson komunikata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button