Serbia do ta fshijë emrin e Maqedonisë?

Serbia do të mundet t’i radikalzojë lëvizjet në lidhje me marrëdhënie me Shkupin dhe ta tërheqë pranimin e Maqedonisë nën emrin e saj kushtetues nëse kryeministri Zoran Zaev, i plotëson “kërcënimet” se do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, shkruan gazeta “Novosti” në një tekst me titull “Serbia do ta “fshijë” emrin e Maqedonisë”, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave të gazetës nga burimet e paemëruara, “Beogradi me kujdes i ndjek lëvizjes e Maqedonisë dhe arsyetimin në lidhje me pranimin e Prishtinës në institucionet ndërkombëtare të Maqedonisë dhe si do të vendoset Shkupi drejt interesave nacionale të Serbisë”.

“Novosti” shkruan se autoritete te Prishtinës do të kenë mundësi që ta hapin çështjen e anëtarësimit në UNESCO madje pas dy vjetëve, por Beogradi mundet që ta aktivizojë parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet diplomatike dhe politike në lidhje me Shkupin nga vitit 2018, pasi që shqiptarët nga Kosova kanë paralajmëruar se atëherë përsëri do të tentojnë që t’i hapin dyert e Interpolit.

Edhe Stoilkoviq kërkon reciprocitet

Paralajmërimet e këtilla nga Beogradi arrijnë pas vizitës së kryeministrit Zaev në Prishtinë. Ato reagojnë ndaj deklaratës së Zaevit se “Kosova mund të vlerësojë në mbështetjen e Maqedonisë në të gjitha proceset”. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve – nëse Maqedonia do ta përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Zave u përgjigj se “ajo çështje është prolonguar. Nuk e di saktë kur do të zgjidhet, por unë shpresoj se paralelisht me atë do të zgjidhen edhe marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë. Njëkohësisht, e dini se edhe Republika e Serbisë është fqinj i jonë, kështu që është e rëndësishme fqinjësia e mirë me të gjitha vendet. Ne shpresojmë se çështjet do të zgjidhen në mënyrë bilaterale, ndërkaq ne do të jemi këtu që atë ta përkrahim”.

Ivan Stoilkoviq
Ivan Stoilkoviq

Edhe përskaj kësaj përgjigjes, deklarata e Zaevit nga autoritetet serbe u kualifikua si “provokim i ri i kryeministrit të Maqedonisë i cili vetëm përpara një muaji në takim me kreun serb në Beograd është “betuar” se Serbia e ka mik të sinqertë Maqedoninë”. Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, deklaratën e Zaevit e vlerëson si edhe një dëshmi shtesë për dyfytyrësinë e kryeministrit të Maqedonisë dhe politikën e pushtetit në Qeveri, ndërkaq porositi se Serbia do të dijë t’u përgjigjet atyre porosive, shkruan DW, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se “është realizuar ajo që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka thënë përpara disa muajve se Zaev nuk do të ngelet në fjalën e thënë”.

“Novosti” më tej shkruan se edhe për Ivan Stoilkoviqin, deputet në parlamentin e Maqedonisë dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedonia, kjo nuk është kurrfarë habie.

“Zaev nuk ka dhe nuk mundet të mbajë fjalë, as politika e Qeverisë së Maqedonisë do të jetë në kundërshtim me interesat shqiptar në rajon, por as të SHBA-së, si mbrojtës kryesor i pavarësisë kosovare dhe të qeverisë aktuale të Shkupit. Serbia nuk ka interes që t’i ftohë marrëdhëniet me Maqedoninë, por nëse ata vazhdojnë që të sillen në kundërshtim të interesave tanë, politika e Beogradit duhet të sjell reciprocitet në marrëdhënie”, ka deklaruar deputeti Stoilkoviq, i cili është në koalicion me VMRO-DPMNE-në.

Sipas gazetës, ai është përkushtuar që parimi i reciprocitetit të miratohet në marrëdhëniet me Shkupin në të gjitha nivelet, dhe jo vetëm për çështjen e pranimit të emrit kushtetues të Maqedonisë. Pastaj si shembull e ka vendosur statusin e pakicës maqedonase në Serbi.

“Për shembull, shoqatat maqedonase në Serbi nga shteti fitojnë ndihmë 480.000 euro, ndërkaq organizatat serbe në Maqedoni këtë vit nuk kanë marrë asgjë”, ka thënë Stoilkoviq.

Emri nën kërcënim të vazhdueshëm

Marrëdhëniet në relacionin Beograd-Shkup në periudhë të gjatë po zhvillohen në parimin nxehtë-ftohtë. Gjatë kohës së fushatës së zgjedhjeve presidenciale, kryeministri i atëhershëm, Aleksandar Vuçiq, në fjalimit e tij, luftën për ndryshime në Maqedonia e ka definuar si “skenari maqedonas”, gjithmonë në kontekst negativ. Marrëdhëniet u acaruan kur në sulmin e 27 prillit, u zbulua se ka qenë një agjent serb i quajtur Zhivaleviq, ndërkaq më pas u qetësuan pas tërheqjes së pasqaruar të personelit diplomatik të Ambasadës së Serbisë në Maqedoni, të cilët më pas u kthyen përsëri mbrapa, transmeton Portalb.mk.

Serbia vendos sot për dialogun me Kosovën
Ivica Daçiq

Por, madje edhe përpara verës së nxehtë politike, nuk kanë ngelur provokimet e emrit ksuhtetues. Në janar të këtij viti, Maqedonia tërë muajin ka figuruar me referencën IRJM në llogaritë e pikë-pagesave rrugore në Serbi. Atëherë Ndërmarrja Publike e Serbisë, pati deklaruar se “sistemi për pagesë të taksës rrugore në seksionin në Preshevë është në fazë të testimit dhe se nga 21 janari i vitit 2017 ajo do të ndryshohet”.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiq. Dy herë ka thënë se Serbia ka bërë gabim kur e ka pranuar Shkupin nën emrin Republika e Maqedonisë. Herën e fundit e ka përmendur në korrik të këtij viti gjatë takimit në Athinë me shefin e diplomacisë greke, Nikos Koxias.

Porositë e këtilla së fundmi janë dërguar nëpërmjet teksteve gazetareske me rastin e seancës së sotme të përbashkët mes qeverive të Maqedonisë dhe Shqipërisë në Pogradec dhe ende pa u mbushur një muaj pas vizitës së kryeministrit Zaev në Serbi, ku me kolegen e tij nga Serbia, Ana Bërnabiq, kanë caktuar seancë të përbashkët qeveritare mes Maqedonisë dhe Serbisë për në shkurt ose në mars të vitit 2018.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button