SHBA e pezullon rregullativën për neutralitet në internet

Komisioni federal amerikan për komunikime mbrëmë pezulloi rregulla për “neutralitet në internet” të vendosura para dy viteve gjatë administratës së ish-presidentit Barak Obama. Me to garantohej qasje e njëjtë në internet.

Në vend të kësaj, është pranuar politika që do të zvogëlojë rregullativa të internet provajderëve më të mëdhenj dhe do t’u jepen autorizime më të gjera që të vendosin se me cilat përmbajtje internet shfrytëzuesit do të mund të kenë qasje.

Komisioni votoi me 3-2 për plan që e mbështet kryetari i komisionit Ajit Pai, i cili është vendosur në këtë pozitë nga presidenti Donald Tramp.

Pai është angazhuar për “dorë të lehtë” në rregullativën e kompanive të mëdha telekomunikuese dhe ndërprerje të praktikës që prezantohej si “menaxhment qeveritar i internetit”.

Pezullimi i rregullave për neutralitet në internet shkaktoi qindra protesta publike dhe më shumë se një milionë thirrje deri te anëtarët e Kongresit në të cilët qytetarët shprehnin kundërshtim për planin e Pait.

Sipas mediave amerikane, një numër i madh i grupeve kanë paralajmëruar kontestim të këtij vendimi para gjykatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button