Ja çfarë moti na pret në ditët në vijim

Reshje të shiut, ndërsa borë në male pritet gjatë fundjavës, ndërsa nga e hëna ulje e temperaturave, paralajmëron DPHM.

Nën ndikimin e valës së lagësht nga mesdita dhe nata do të ketë reshje të shiut të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore dhe lindore (në nivel lokal rreth 25l/m2). Për shkak të ajrit më të ftohtë në veri, në malet reshjet do të jenë të borës, ndërsa të dielën reshje prej borës së dobët do të ketë edhe në disa vise më të larta prej 600 metra lartësi mbidetare, me ç’rast do të formohet edhe shtresa e borës.

Borë të imët lokale, veçanërisht në pjesët perëndimore do të ketë edhe të hënën. Do të fryjë erë perëndimore e dobët deri në mesatare, ndërsa temperaturat do të ulen në mënyrë të konsiderueshme.

Temperaturat minimale të dielën do të lëvizin prej një deri në tetë gradë Celsius, të hënën prej minus pesë deri në tre, të martën prej minus nëntë deri në minus dy, të mërkurën prej minus tetë deri në minus dy dhe të enjten prej minus nëntë deri në minus tre gradë Celsius.

Temperaturat maksimale të dielën do të lëvizin prej tre deri në 10 gradë Celsius, të hënën prej minus një deri në pesë, të martën prej minus dy deri në katër, të mërkurën prej minus dy deri në pesë dhe të enjten prej minus një deri në gjashtë gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button