3-vjeçari vdiq nga i ftohti jashtë shtëpisë, jepet vendimi për nënën që flinte brenda

Një gjykatë amerikane ka dhënë verdiktin për nënën që akuzohej për vrasje të pavullnetshme të fëmijës së saj 3-vjeçar që kishte vdekur nga të ftohtit jashtë shtëpisë, teksa ajo flinte brenda, transmeton Tv Klan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur me 15 mars të këtij viti, kur 24-vjeçarja Jamie Basinger ishte duke fjetur brenda shtëpisë në Karolinën e Veriut, ndërsa i vogli Landyn vdiq jashtë nga hipotermia.

Hetuesit thanë se shenjat e gishtërinjve në derën prej xhami treguan se 3-vjeçari ishte përpjekur të hynte në shtëpi, por fatkeqësisht thirrjet e tij nuk i kishte dëgjuar e ëma.

Sipas policisë, i vogli kishte dalë nga shtëpia në momentin që të ëmën e kishte zënë gjumi dhe dera i ishte mbyllur duke lënë jashtë.

Dita në të cilën i vogli humbi jetën, ishte e nesërmja e ditëlindjes së tij të tretë.

Basinger nuk i kishte dëgjuar të trokiturat në derë dhe pranoi për policinë se kishte përdorur drogë një ditë më parë.

Avokati i saj, Frank Webster i tha gjykatës se “kur ajo e pa Landyn pa jetë në verandë, shpërtheu në lot dhe ra përdhe. Dhe që atëherë nuk ka rreshtuar së qari”.

Ai nënvizoi se nëna nuk kishte pasur asnjë qëllim të dëmtonte të voglin, por vuante nga varësia e drogës.

Duke pranuar fajësinë, nëna shmangu burgun dhe do të qëndrojë për 19 deri në 32 muaj nën vëzhgim jashtë burgut pasi ka kaluar disa muaj në burg, do të shërbejë në komunitet për 72 orë punë dhe do t’i nënshtrohet vlerësimit për varësinë ndaj substancave të ndaluara.

Nëna e saj, Brenda Basinger tha për “News Herald”, se e reja do të jetojë me këtë brengë të gjithë jetën. “Ajo do të ketë një betejë, të gjithë ne do të kemi një betejë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button