Ja çfarë tha ish-ministri pasi doli nga Gjykata e Krimeve të Rënda

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ish-minsitri nuk ka preferuar të flasë për gazetarët. Nga insistimi dhe pyetjet e njëpasnjëshme të gazetarëve Tahiri u shpreh se do të flasë në një kohë të dytë në lidhje procesin e hetimit.

“Do flas shumë shpejt! Ka edhe kohë, ju lutem! Faleminderit”, u shpreh Tahiri.  Ndërsa avokati i tij Maks Haxhia u shpreh:  A ishit të gjithë e patë ca procesi ishte? Ça do bëjmë? Ne do të ndjekim rrugën ligjore. E prisnim vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi ajo është kthyert në një notere të kërkesave të prokurorisë”.

Sjellim në vëmendje që prej orës 09:30 Tahiri u paraqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga gjyqtarja Liljana Baku. Sipas ligjit, thirrja e ish-ministrit të Brendshëm bëhet brenda 5-ditësh nga zbardhja e vendimit që i ndaloi daljen jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës.
Mësohet se sot përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri u pyet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga hetimet e Prokurorise se Krimeve të Rënda, pas bllokimit të pasaportës së tij.

Çfarë tha brenda sallës së gjyqit avokati i Saimir Tahiri?

“Tahiri është deputet i Shqipërisë, dhe askush nuk është më shumë i interesuar se ai për të zbardhur të vërtetën, pasi është përbaltur politikisht dhe jo vetëm. E prisnim vendimin e gjykatës, por çështjen do ta çojmë në Apel. ”, u shpreh avokati Haxhia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP