Haradinaj: BE-ja në mars do t’i heqë vizat për qytetarët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se Bashkimi Evropian në mars të vitit të ardhshëm, pas festimit të 10-vjetorit të pavarësisë, do të bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

“Kosovarët mund të lëvizin pa viza para muajit mars të vitit që vjen. Gjithashtu edhe FSK-ja para atij muaji, mund të shndërrohet në ushtri të Kosovës”, deklaroi Haradinaj për RTK.

Ai paralajmëroi se për këto dy çështje dhe shumë të tjera do të udhëtojë më 18 dhjetor në Bruksel.

Është hera e parë që për liberalizimin e vizave dhe formimin e ushtrisë së Kosovës, sipas kryeministrit ka një afat kohor e që është marsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button