Uri masive u kanoset një të tretës së banorëve të Jemenit

Një të tretës së rajoneve në Jemen, me popullatë të përgjithshme prej 10,4 milionë njerëz, u kanoset uria, deklaroi Farhan Hak, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të KB-së.

Sipas tij, situata humanitare në shtet po përkeqësohet për shkak të konfliktit dhe importit të kufizuar të mallrave të domosdoshme për “mbijetesë të popullit jemenas”.

“Njerëzit nuk dinë se si të gjejnë ushqim që i bën gjithnjë e më të prirë  ndaj sëmundjeve”, theksoi Hak.

Përfaqësuesi i KB-së i bëri thirrje koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite që të mos i pengojë dërgesat e ndihmës humanitare dhe dërgesat tregtare.

Nga heqja e bllokimit ndaj Jemenit, koalicioni ka lejuar në shtet 116 tonë ushqim dhe mallra të tjera të domosdoshme. Gjashtë anije nuk kanë arritur të mbërrijnë në portet Hodejda dhe Al Salif për shkak se nuk kanë marrë leje të hyjnë në ujërat territorial të Jemenit, shtoi Hak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button