Mbaroi debati kuvendor për ligjin e gjuhëve në Komisionin për Çështje Evropiane

Komisioni për çështje evropiane dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës para mesnate e përfunduan debatin e amendamenteve për Propozim-ligjin për përdorim të gjuhëve. Në Komisionin për çështje evropiane nuk u votua për asnjërin nga 90 amendamentet e dorëzuara.

Në kumtesë nga Komisioni thuhet se në pajtueshmëri të nenit 171-v paragrafi 1 nga Rregullorja e Kuvendit, Komisioni nuk arriti të prononcohet për amendamentin e parë. Në pajtueshmëri me Rregulloren, siç thuhet, Komisioni për çështje evropiane nuk zhvilloi debat edhe për amendamentet e tjera të dorëzuara për shkak se skadoi afati prej më së shumti tre ditë pune për zhvillim të debatit për amendamentet. Seanca është mbyllur pa u pranuar asnjë nga 90 të dorëzuarit prej të cilëve 84 nga VMRO-DPMNE-ja, katër nga LSDM-ja dhe dy nga Besa. Ligji është përcjellë deri te Kuvendi.

Vazhdimi i seancës dje kaloi në replika të gjata të deputetëve të BDI-së, të cilët e elaboruan dhe e lexuan ligjin. Në debat, siç paralajmëruan, nuk morën pjesë deputetët nga Besa dhe VMRO-DPMNE.

Kryetari i Komisionit Artan Grubi në deklaratë për mediat dje tha se ai nuk mund t’i kufizojë deputetët në gjatësinë e fjalimeve të tyre dhe i hodhi poshtë pohimet se ky është një lloj bllokimi që të pengohet debati për amendamentet e dorëzuara nga Besa, LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja. BDI-ja, siç tha, nuk mbështet ndryshim të tekstit të ligjit, i cili është prodhim i kompromisit politik midis partnerëve të koalicionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button