Rreth 500 refugjatë në Serbi po jetojnë nën qiell të hapur

Të paktën 500 refugjatë dhe imigrantë janë duke jetuar në Serbi në kushte të improvizuara apo nën qiell të hapur, ndonëse moti po fillon të ashpërsohet çdo ditë, ka thënë anëtarë të organizatës, Mjekët pa Kufij, transmeton REL.

Më shumë se 100 imigrantë jetojnë në zonën e Soborit në veri të Serbisë, është thënë nga organizata me bazë në Francë.

Imigrantët kanë thënë se dëshirojnë të kërkojnë ndihmë në kampet e ofruara nga shteti mirëpo frikësohen se mund të largohen nga vendi, pasi ata planifikojnë që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për të arritur në vendet e Evropës Perëndimore.

Komisariati serb për refugjatë, i cili është përgjegjës për kujdesin ndaj refugjatëve dhe imigrantëve, konsideron se ka mjaftueshëm hapësira për ata që paraqiten në qendrat për imigrim në Serbi.

Sipas të dhënave zyrtare në këto qendra aktualisht banojnë 4,150 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button