Moti sot në Maqedoni

Moti me vranësira të ndryshueshme e me periudha të ngrohta sot në Maqedoni, nëpër disa fushëgropa me paraqitje të mjegullës.

Do të fryjë erë mesatare, ndërsa pasdite edhe në orët e mbrëmjes erë e përforcuar jugore. Në pjesët perëndimore do të ketë reshje të dobëta të përkohshme të shiut.

Temperatura do të lëvizë prej nëntë deri në 15 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të ngrohta. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa pasdite edhe në orët e mbrëmjes erë e përforcuar jugore. Temperatura do të arrijë deri në nëntë gradë Celsius.

Të shtunën paradite do të fryjë erë e përforcuar jugore. Nën ndikim të valës së re të lagështisë të shtunën nga pasditja dhe natës drejt të dielës do të ketë reshje të shiut të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore dhe lindore. Në orët e mbrëmjes nëpër male reshjet do të jenë të borës, ndërsa të dielën reshje të dobëta të borës do të ketë edhe në disa vende më të larta. Nga e diela nën ndikim të rrymimit ajror verior temperaturat jashtëzakonisht do të pësojnë rënie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button